Meta takon Spanou: Greqia në
mbështetje të komunitetit shqipta

Meta takon Spanou: Greqia në<br />mbështetje të komunitetit shqipta
TIRANE - Greqia do të jetë në dispozicion të komunitetit shqiptar në Greqi. Këtë deklaratë e ka dhënë Avokatja e Populli të Greqisë Calliope Spanou gjatë takimit që mbajti me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. 

Avokatja e Popullit të Greqisë u shpreh se institucioni i saj ka qenë dhe mbetet gjithnjë në dispozicion të komunitetit të mirëintegruar shqiptar në Greqi.

Ndërsa Kryetari i Kuvnedit Ilir Meta bëri një vlerësim pozitiv për nivelin e bashkëpunimit midis dy institucioneve homologe të Avokatit të Popullit. Meta vlerësoi hapjen e zyrës së Avokatit të Popullit në zonën e minoritetit grek në Dropull gjatë kësaj jave.

Meta gjatë takimit me Spanou tha se “Greqia është një fqinj dhe partner i rëndësishëm për ne, dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve tuaja është një element domethënës në marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve tona”.

Në përfundim të takimit Kryetarti i Kuvendit të Shqipërisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e institucioneve të Greqisë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në veçanti për miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE.

Naço-Spanou: Bashkëpunim midis dy vendeve në fushën e të drejtave të njeriut
Gjatë mbërritjes në Tiranë Avokatja e Popullit e Greqsië Calliope Spanou është takuar edhe më Ministrinë e Drejtësisë Nasip Naço ku ka qenë prezent edhe Ambasadori i Greqsië në Tiranë Leonidas C. Rokanas. 

Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë u parashtruan diskutime rreth të drejtave të njeriut dhe respektimit të tyre, veçanërisht të personave të privuar nga liria, që janë një problematikë e cila duhet ndjekur me vëmendje të veçantë.

Me këtë apel i është drejtuar Ministri Naço, Ombudsmanit të Greqisë, duke shprehur vlerësime për rolin e Avokatit të Popullit në të gjitha përpjekjet që ky institucion ka bërë në ndihmë dhe në mbështetje të shtetasve shqiptarë, përfshirë ata që vuajnë dënimet në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të Greqisë. 

“Vizita juaj shënon një kontribut të rëndësishëm dhe ka një impakt në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Unë shpreh falenderime për ju dhe qeverinë greke, që pas viteve ’90 dha një ndihmesë të madhe për shtetasit shqiptarë që jetuan në vendin tuaj dhe ndikuan në rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë. Ne jemi të angazhuar në respektimin e të drejtave të shtetasve grekë që vuajnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, edhe pse numri i tyre është i ulët.” tha Naço

Nga ana e saj Avokatja e Popullit të Greqsië shprehu interesin e saj për prespektivën e bashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën e të drejtave të njeriut.

“Qëllimi ynë është të përshkallëzojmë bashkëpunimin mes institucioneve të Avokatit të Popullit në vendet e Ballkanit. Ne i ndjekim me prioritet zhvillimet e ndryshme në Greqi, në të cilat përfshihen edhe shtetasit shqiptarë dhe që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, që janë në fokusin e punës sonë.” deklaroi Spanou.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit