Meta takon të rinjtë: Shqipërisë
i duhet më shumë paqe sociale

Meta takon të rinjtë: Shqipërisë<br />i duhet më shumë paqe sociale
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së së Njësisë 8 në Tiranë deklaroi se vendit i duhet më shumë paqe sociale në shoqëri dhe në familje.
 
Na duhet më shumë paqe sociale në shoqërinë tonë, na duhet më shumë paqe sociale në familjet tona, prandaj na duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpunimit që jep LSI-ja”, - deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
 
Më pas Meta e vuri theksin te vëmendja që i duhet kushtuar arsimit të të rinjve dhe veçanërisht të formimit profesional.
 
Është koha për t’i kushtuar një vëmendje më të përshtatshme edukimit më cilësor të të rinjve tanë dhe të fëmijëve tanë, në mënyrë të veçantë formimit të tyre profesional.
 
Sepse është e domosdoshme për të rritur aftësitë e tyre në mënyrë që të gjejnë vende pune më të mirëpaguara.
 
Për këtë kërkohet edhe një investim më i mençur dhe më cilësor i qeverisë dhe i shoqërisë sa i takon dijeve, arsimit profesional
”, tha kryetari i LSI-së, ndërsa u shpreh se fokusi kryesor duhet të përqendrohet te çështje, që ndihmojnë të rinjtë e të rejat, moshën e tretë dhe familjet e thjeshta që të jetojnë më mirë.
 
Ndërsa, kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, tha se të rinjtë duhet t’i shërbejnë vendit me pasion për ta ndërtuar të ardhmen këtu në Shqipëri.
 
Ne duam t’i shërbejmë vendit, ne duam t’i shërbejmë vendit me pasion me dëshirë sepse kemi vendosur të jetojmë në këtë vend. Dhe kemi besimin maksimal se ky vend bëhet nëse ka vullnet pozitiv për t’i shërbyer vendit”.
 
Të pranishëm ishin edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, etj.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët