TIRANE – Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, u takua sot Guvernatorin e rajonit italian të Puglia-s. Një nga temat kryesore të takimit italian të Metës ishte edhe gazësjellësi TAP për të cilin kreu i LSI kërkoi thithjen e sa më shumë investitorëve.
Meta ka vlerësuar rolin e guvernatorit Vendola në forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë duke theksuar se rajoni i Puglia-s është i rëndësishëm për vendin tonë.
Nga ana e tij, Vendola u shpreh shumë krenar për komunitetin shqiptar që jeton në Itali. Ai gjithashtu uroi që marrëdhëniet mes Puglia-s dhe Shqipërisë të përforcohen edhe më tej në të ardhmen.
Mësohet gjithashtu se Meta dhe Vendola biseduan gjithashtu gjatë takimit edhe mbi zhvillimet politike në Shqipëri.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com