Meta takon Veselin dhe Limajn: Konsensus politik për përmbylljen e dialogut me Serbinë

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga kryetari i Parlamentit Kadri Veseli dhe zv/kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Meta është shprehur se Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Sipas tij, kjo pasi situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën.

Edhe opozita në Kosovë duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik. Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.

Ilir Meta, president

Pas Metës, delegacioni i Kosovës ka takuar edhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Basha u shpreh se mbështet fuqimisht dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. 

PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ne besojmë fuqishëm se dialogu mund të bazohet vetëm mbi realitetin e njohur botësisht dhe jo mbi të shkuarën. Është e rrezikshme hapja e këtyre kapitujve të mbyllur. Forcat politike në Kosovë duhet të jenë bashkë për të zmbrapsur çdo tentativë kundër atyre që janë arritur deri tani. PD mbështet të gjithë faktorët politikë në Kosovë që të jenë të bashkuar për tu shërbyer këtyre objektivave.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Veseli u shpreh se Kosova nuk ka çfarë t'i ofrojë Serbisë, 

Sot patëm takime me përfaqësues të zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Ajo që na duhet është uniteti politik. Ne shkojmë në dialog me një qëllim të lartë nacional. Kosova të ecë në rrugën e OKB-së dhe qëndrimet janë të qarta, ne duhet të punojmë bashkarisht. PD është investuese në lirinë e Kosovës. Ne do të vazhdojmë me raportet e shkëlqyeshme. Kjo është e ardhmja jonë. Ballkani të jetojë në paqe me njëra-tjetrin. Kosova nuk ka çfarë jep. Çfarë ofrojmë ne për qytetarët serb në Kosovë duhet të kenë edhe shqiptarët në Serbi. As abetaret nuk lejohen të futën në shtetin serb. Ne nuk duhet të mbartim probleme të egos për pushtet. 

Kadri Veseli,  kryetar i Kuvendit të Kosovës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren