Meta takon zv/kryeministrin turk
Işler: Forcojmë bashkëpunimin

TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim sot Zv/Kryeministrin e Turqisë Emrullah Işler, ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të drejtohet nga Deputeti Blendi Klosi.

Meta në fjalën e tij theksoi se puna e përbashkët e dy grupeve të miqësisë në të dy Parlamentet do t’i shërbejë forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.

Ndërkohë nga ana e tij Zv/Kryeministri Emrullah Işler u shpreh se Turqia i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar.

Işler nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Turqisë dhe Shqipërisë është një kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Në përfundim të takimit Meta dhe Işler ndanë bindjen e përbashkët se projektet ekonomike dhe investimet e nisura turke në Shqipëri, do të promovojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në SPAK 2 orë e gjysëm, avokati Gjokutaj: U pyet vetëm për lobimin në SHBA! Kërkoi të flasë me gazetarët, por i thanë e pamundur

Meta në SPAK 2 orë e gjysëm, avokati Gjokutaj: U pyet vetëm për lobimin në SHBA! Kërkoi të flasë me gazetarët, por i thanë e pamundur