Meta: TAP edhe mund të mos
kalonte në Shqipëri,por ia dolëm

Meta: TAP edhe mund të mos<br />kalonte në Shqipëri,por ia dolëm
Projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Është bërë një përpjekje e madhe që Shqipëria të përfshihej në këtë projekt”. Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta teksa inspektoi sot punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë së Skraparit.

Sipas Metës, që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912-n e deri më sot, përfshirja e Shqipërisë në projektin TAP ishte një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Europës.

Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912-n e deri më sot, përfshirja e vendit tonë në projektin TAP është një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Europës. Përfshirja në projektin TAP e vendos Shqipërinë si një qendër shumë e rëndësishme e këtyre lidhjeve të cilat kanë impakte kontinentale.  E theksoj këtë sepse projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Është bërë një përpjekje e madhe që Shqipëria të përfshihej në këtë projekt. Tani që sapo ka filluar, kur ende duhet një punë e madhe për ta përfunduar këtë projekt, po e kuptoni se ky projekt  po ndihmon për të ndryshuar për mirë edhe jetën e komunitetit tuaj këtu dhe kudo ku TAP-i po kalon nëpër Shqipëri”, tha Meta.
 
Kryetari Meta theksoi se falë këtij projekti po realizohen shumë investime për të cilat çdo qeveri do ta kishte të vështirë që t’i bënte në Skrapar pasi nuk është e lehtë të bësh investime publike sidomos në zona të thella dhe të vështira ku kosto e këtyre investime është mjaft e lartë dhe ku numri i banorëve është relativisht i ulët.

Unë pata kënaqësinë sot, bashkë me përfaqësuesit e nderuar të TAP-it, me kryetarin e bashkisë dhe me shumë miq të tjerë që na kanë nderuar, të inaugurojmë rrugën pranë Spitalit, urën pranë spitalit, të shohim shumë projekte të tjera të cilat po ndihmojnë në transformimin Çorovodës dhe të gjithë Skraparit. TAP do të ndihmojë  këto projekte edhe në të gjithë bashkitë dhe rrethet e tjera ku po kalon dhe do të kalojë nëpër Shqipëri”, tha  Meta.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Projektit TAP,  Ian Bradshaw tha se nga rinovimi i infrastrukturës si pasojë e projektit TAP, përfitojnë më shumë se 200 mijë persona.

Ndërtimi i një ure bashkon dy anë dhe inaugurimi i sotëm i urës së Çorovodës është një shembull i shkëlqyer i dy anëve që po bashkohen. Bashkëpunimi i fortë, i afërt dhe i vazhdueshëm i TAP-it me autoritet shqiptare është një pjesë për të cilën ne jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës. E shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar palët shqiptare të interesit që kanë bashkëpunuar ngushtësisht për të identifikuar ato projekte strategjike për të cilat do të përfitojnë më së shumti komuniteti vendase. Ura e Çorovodës është një prej këtyre projekteve strategjike. Tani më shumë se 94 për qind e infrastrukturës është rinovuar. Infrastrukturat e rinovuara do të jenë në dobi të më shumë se 200 mijë personave”, tha  Ian Bradshaw.
 
 Kurse Meta gjatë fjalës së tij vlerësoi angazhimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kryetarit të Bashkisë z. Nesim Spahiu për implementimin e projekteve të ndryshme me qëllim rritjen e mirëqenies.

Nesimi është një bekim tjetër që i ka dhënë Çorovodës dhe Skraparit. E vërteta është që pa Nesim Spahiun ne nuk do të kishim bërë dot shumë projekte. Ne nuk do të kishim ndjekur shumë çështje të rëndësishme. Ndaj unë i uroj atij dhe gjithë stafit të vazhdojnë me këtë përkushtim dhe me këtë dashuri dhe jam i bindur se vitin tjetër do të jetë akoma një mundësi e shkëlqyer për të parë se sa shpejt mund të bëhen ndryshimet, qoftë edhe në një vit të vetëm. Unë kisha disa muaj pa ardhur në Skrapar dhe e ndjeva se ndryshimet këtu kanë një ritëm të mrekullueshëm dhe do të donim që ky ritëm ndryshimesh të jetë kudo në të gjithë Shqipërinë dhe të ndjehet nga të gjithë”, tha Meta.
 
Duke vlerësuar projektin TAP si një mundësi e shkëlqyer për rritjen e punësimit dhe të ekonomisë, z. Meta garantoi se projekte të tjera të rëndësishme kanë filluar për ta kthyer Skraparin edhe në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët.

Jemi shumë të kënaqur që është rritur mundësia për t’u punësuar dhe natyrisht që në këto vite kjo mundësi e shkëlqyer në radhë të parë i dedikohet projekteve mbështetëse për realizimin e TAP-it, por ndërkohë ne duhet të mendojmë edhe për aktivitete të tjera që do të garantojnë një punësim afatgjatë këtu në Skrapar. Njëkohësisht projekte të rëndësishme për zhvillimin e turizmit kanë filluar dhe ne vizituam disa prej tyre të cilat do ta kthejnë Skraparin gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të dashura për të gjithë turistët vendas dhe të huaj. Ndaj uroj të gjithë fermerët e Skraparit të cilët kanë kontribuar për realizimin e këtij panairi dhe të cilët i bëjnë marketingun më të mirë Skraparit kudo me prodhimet e tyre cilësore”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
 
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu vlerësoi produktet bujqësore të zonës dhe garantoi se investimet e kryera do të përmirësojnë edhe më tej jetën e qytetarëve.

Prodhimet bujqësore të Skraparit prej kohësh kanë krijuar identitetin e tyre si produkte origjinale bio, gjë që ka mundësuar që kërkesa ndaj këtyre produkteve të shtohet. Skrapari nga një zonë e largët, periferike, me mungesë investimesh, me një nivel papunësie të lartë, brenda një harku kohor të shkurtër është shndërruar në një kantier ndërtimesh ku po implementohen projekte me rëndësi strategjike si projekti TAP, por dhe projekte në fushën e turizmit dhe në infrastrukturë. Të gjitha këto projekte si dhe investimet e kryera nga biznesi privat kanë patur impaktin e tyre pozitiv në zhvillimin e zonës, uljen e ndjeshme të papunësisë dhe rritjen e ndjeshme të mirëqenies”, tha Spahiu.

[gallery]18909[/gallery]
meta ne skrapar
meta ne skrapar
meta ne skrapar
meta ne skrapar
meta ne skrapar


(d.b/F.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit