Meta: Të hapur për një institucion
gjithëpërfshirës dhe transparent 

Meta: Të hapur për një institucion<br />gjithëpërfshirës dhe transparent 
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta është zhvilluar sot tryeza konsultative me temë “Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen e Kuvendit, një fokus në transparencën parlamentare”.

Që në nisje të aktivitetit, kreu i Kuvendit vlerësoi rolin e publikut në vendimmarrjen e këtij institucioni duke theksuar se pjesëmarrja e publikut ndikon në mënyrë direkte në veprimtarinë e tij. Meta konfirmoi se Kuvendi do të jetë gjithnjë një institucion i hapur dhe gjithëpërfshirës dhe me një administratë efektive.

“Ndërtimi e konsolidimi i kulturës së demokracisë dhe tolerancës politike nuk është një akt i shkurtër. Është proces i vazhdueshëm me shumë etapa. Ne do të jemi të hapur që ky institucion të jetë gjithnjë e më shumë përfshirës dhe transparent me një administratë efektive. Nevojiten më shumë përpjekje për të mbërritur tek individët nga shtresat margjinalizuara të shoqërisë. Mjaft e rëndësishme marrëdhënia e Kuvendit me mediat”, tha Meta.

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Florian Raunig tha se në këtë aktivitet prezantohet rezultati i një pune të madhe, për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

“Janë organizuar 14 forume me deputetë të partive të ndryshme në zona të ndryshme zgjedhore. Takimi i deputetëve me zgjedhësit synon që deputeti të qëndrojë më afër me ata që i kanë dhënë mandatin, dhe nga ana tjetër qytetarëve i jepet mundësia të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Kështu dëgjohet zëri i tyre. Unë kam ndjekur disa nga këto takime, dhe mund të them se ishte mjaft mbresëlënëse. Edhe në komisione vihet re krijimi i një klime bashkëpunuese. Kemi mbështetur Aleancën e Grave Parlamentare, jemi përpjekur që të ketë më shumë gra në jetën parlamentare”, tha ambasadori Raunig.

Në këtë tryezë prezantohet Raporti Vjetor 2015 për Pjesëmarrjen e Publikut në Vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo tryezë do të jetë një platformë e përballjes së mendimeve dhe sugjerimeve të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të medias të fokusuar në transparencën parlamentare.

konference

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian