'Meta tejkaloi kompetencat'/ Por opozita e lexon ndryshe 'Venecian': Asnjë shkelje, shmangu kapjen

'Meta tejkaloi kompetencat'/ Por opozita e lexon ndryshe 'Venecian': Asnjë shkelje, shmangu kapjen

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka  marrë në mbrojtje Presidentin Ilir Meta duke deklaruar se Komisioni i Venecias rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e kreut të shtetit.

 Edhe pse në të vërtetë, Komisioni i Venecias theksoi se Presidenti Meta tejkaloi kompetencat me anulimin e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, PD-ja me aleatët e saj e lexojnë ndryshme. Opozita vlerëson rolin që ka luajtur Ilir Meta, ndërsa shton se Edi Rama po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Për Venecian, Presidenti tejkaloi kompetencat por nuk mjafton për shkarkimin e tij. Komisioni i Venecias arriti në konkluzionin se, në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet.

DEKLARATA E PLOTE E OPOZITËS SË BASHKUAR
Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane.

Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kaposhi i detit: 14/10/2019 16:14

    O shpellare hapini rugen ndonje te afti o injorante ju kishim 25 vjet ne qeverisje vetem krime keni bere.Mundesisht largohuni dhe nga Shqiperia teproni cfardo qe te beni per te prishur negociatat nuk ju degjon asnje.U doli boja o bojaxhij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën