TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman, ku u prit në një takim nga kryetari i ri i këtij komuniteti, Skënder Bruçaj. Gjatë takimit, Meta i ka uruar Bruçajt suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme për të mirën e këtij komuniteti me vlera të jashtëzakonshme.
“Ishte një kënaqësi e veçantë për mua si Kryetar i Kuvendit për të vizituar sot Kryetarin e ri të zgjedhur të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj dhe t’i uroj suksese në këtë detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, jo vetëm për të mirën e këtij komuniteti me vlera të jashtëzakonshme. Por njëkohësisht dhe për të vijuar me sukses ashtu sikurse ka qenë dhe është një traditë e shkëlqyer në vendin tonë kontributi për bashkëjetesën, për harmoninë dhe për tolerancën ndërmjet të gjithë këtyre komuniteteve”, tha Meta në një prononcim pas takimit.
Kryetari i Kuvendit theksoi se shembulli i shkëlqyer i bashkëjetesës fetare në vendin tonë fton të gjithë politikanët të jenë më bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës në kontribut të rritjes së harmonisë dhe paqes sociale.
“Sepse është një tolerancë, është një bashkëjetesë, e cila na fton të gjithëve sidomos ne politikanëve për të qenë gjithashtu akoma më shumë tolerant, më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës në respekt dhe në kontribut të rritjes së harmonisë dhe të paqes sociale në vend”, deklaroi Meta, i cili vlerësoi edhe aspiratat e kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman në shërbim të perspektivës evropiane të shoqërisë sonë.
“Njëkohësisht ishte kënaqësi për mua që të njihesha edhe me vizionin dhe me aspiratat e lidershipit të ri të këtij komuniteti, të cilat janë tërësisht do të thosha në harmoni dhe në shërbim të perspektivës evropiane të vendit tonë dhe të shoqërisë sonë”, tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, e ka falënderuar Metën për vizitën, ka shprehu mbështetjen e tij në vazhdimin e traditës dhe harmonisë ndërfetare. Bruçaj siguroi se Komuniteti Mysliman do të jetë një nga kontribuuesit më të mirë në lidhje me zhvillimet pozitive në çdo aspekt.
“Unë dua të falënderoj për vizitën dhe nderin që na ka bërë. Njëkohësisht, unë shpreh personalisht edhe mbështetjen që do të ketë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për çdo gjë të bukur çdo gjë të mirë, në të mirë të progresit të shoqërisë dhe të gjithë popullit shqiptar, duke vazhduar traditën e shkëlqyer që kemi pasur në lidhje me harmoninë ndërfetare me mbështetjen e vlerave universale, vlerave të përbashkëta”, tha Bruçaj.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë gjithmonë një nga kontribuuesit më të mirë në lidhje me zhvillimet pozitive që do të ketë vendi jonë në çdo aspekt”, u shpreh Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj.

(Në foto: Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në vizitën e tij në Komunitetin Mysliman)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com