TIRANE - Kryeparlamentari Ilir Meta thotë se vendi nuk mund të ketë kaq shumë bashki e komuna, ndaj sipas tij reforma territoriale është një proces që duhet të vazhdojë, pavarësisht kundërshtive dhe këndvështrimeve të ndryshme që kanë shprehur disa deputetë.
“Asnjëherë nuk do të duartrokitet reforma administrative territoriale, në asnjë rast, edhe atëherë kur mund të kemi të bëjmë me konsensusin e plotë të opozitës. Për këtë gjë kam qenë dhe mbeten gjithmonë i sigurt. Madje dhe opozita prandaj i është shmangur përpëgjegjësisë për të marrë pjesë në reformë, sepse në këtë mënyrë ajo jo vetëm nuk dëshiron të marrë përgjegësi duke bërë një propozim konkret sikurse i është kërkuar që në fillim të këtij procesi”, u shpreh Meta.
Nga qyteti i Shkodrës, ku mori pjesë në një iftari së bashku me bashkëshorten e tij, Meta foli edhe për bojkotin parlamentar të opozitës, duke e cilësuar atë si “sezon i parakohshëm pushimesh”.
“Vendi i opozitës është në parlament dhe ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur për të thënë fjalën e saj dhe për të marrë përgjegjësinë për reforma të rëndësishmë që kanë të bëjnë me vendin. Shpresoj që ky sezon i parakohshëhm pushimesh për opozitën të marrë fund në 1 shtator”.
Sakaq, kreu i kuvendit Ilir Meta vlerësoi punën e qeverisë në 300 ditët e para të saj, duke i quajtur si 300 ditë që konfirmuan stabilitetin ekonomiko – financiar dhe sollën marrjen e statusit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24