Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehet sa më shpejt për ligjin e Vettingut pas opinionit pozitiv nga Komisioni i Venecias.
Meta deklaroi se nga zbatimi i ligjit të Vettingut, varet jo vetëm integrimi dhe realizimi i 5 prioriteteve, por është edhe një garanci për të drejtat e njeriut në Shqipëri.
"Reforma në Drejtësi është kryefjala e aktualitetit, ajo është më e rëndësishme, nga zbatimi i saj varen edhe reformat e tjera, jo vetëm për 5 prioritetet, por edhe të tjerat.
Prandaj është mirë të kemi sa më shpejt një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t'i hapur rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut.
Zbatimi i ligjit, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, por është edhe një garanci për të drejtat e njeriut" deklaroi Meta.
Aktualisht ligji i Vettingut ndodhet në duart e Gjykatës Kushtetuese pas kthimit të opinionit pozitiv nga Komisioni i Venecias.
Më parë edhe kryeministri Rama i kërkoi Gjykatës që të shprehet, ndërsa PD shprehet se është anti-kushtetues, por Venecias hodhi poshtë pretendimet.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO