Meta thumbon Ramën: E donte 
i vetëm timonin që në vitin 2009

Meta thumbon Ramën: E donte <br />i vetëm timonin që në vitin 2009
Ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, kërkoi votën e qytetarëve të Kamzës për të bërë realitet, siç tha ai, nxjerrjen e LSI-së forcë të parë në 25 Qershor.

Në vijim të debatit të nxitur nga socialistët dhe sidomos nga kryeministri Edi Rama se PS synon ta marrë e vetme timonin pas 25 Qershorit, Meta tha se një të gjë të tillë Rama donte ta bënte që në 2009-ën, duke e thumbuar jo pak partnerin e koalicionit pasi atë vit LSI hyri në koalicion qeverisës me PD-në. 

"Në datën 25, procesi i votimit dhe numërimt do përfundojë më shpejt se asnjëherë tjetër, sepse shumica e shqiptarëve nuk do të lodhen, sepse LSI është e para në fletën e votimit.

LSI ka qenë në koalicion në 2009 me PD se lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI, se donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por LSI e bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore që do mbeten përgjithmonë, liberalizimi i vizave dhe tjetra nga gazsjellësi TAP, një nga veprat më të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë.

A ka qenë LSI në koalicion me PS? I ka vënë vetëm një kusht, kur ka prishur kontratën ne menyre te rregullt me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin evropian që i kishte bllokuar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe asnjë tjetër.

ne kemi qenë ehe në koalciion me PD edhe me PS, por si garanci e stabilitetit të vendit, të qeverisjes.

Po çfarë kërkon LSI tani? Po, LSI as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të çojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit”
, u shpreh Meta.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime