Presidenti Ilir Meta çudit gjithmonë me deklarata e tij, dhe këtë herë zgjodhi që ta përshkruante 'luftën' apo përplasje me qeverinë përmes tankeve, duke i cilësuar nismat e mazhorancës ndaj kompetencave të ti, dhe sjelljes së tij shembullore që mbron Kushtetutën . Duke e konsideruar Presidencën si kështjellën e mbrojtjes së Kushtetutës, Meta tha se edhe me tanke të vijnë ta sulmojnë do marrin një përgjigje shembullore dhe se ai është i vendosur ta mbrojë atë. Në lidhje me shkarkimin e tij, meta tha se nuk ndihet aspak i kërcënuar dhe se para se ta bëjë atë mazhoranca, i shkarkon ai së bashku me popullin shqiptarë.

'Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore. Përderisa kanë frikë nga zgjedhjet, ata të shkarkuar janë. Ata po sillen si një bandë, miratojnë ligje mbi ligjet për të frikësuar njerëzit, mediat, bizneset, gjithçka. Ata kanë humbur çdo lloj legjitimiteti. Kanë frikë nga fjala e juaj. Unë nuk kam frikë’, tha Meta në emisionin “Open” në Top Channel.