Meta u prit nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Yves Rossie
TIRANË-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qendrimit të tij në Bernë, u prit sot në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Zvicrës nga Sekretari i Shtetit, Yves Rossier, me të cilin vlerësuan lidhjet mes dy popujve dhe biseduan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
TIRANË-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qendrimit të tij në Bernë, u prit sot në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Zvicrës nga Sekretari i Shtetit, Yves Rossier, me të cilin vlerësuan lidhjet mes dy popujve dhe biseduan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Zvicrës qe vazhdon të ofrohet përmes strategjisë 2014-2017, të Bashkëpunimit Zviceran në fusha të ndryshme, e kryesisht në zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë.
Sekretari i Shtetit, Yves Rossier, u shpreh se "Zvicra i kushton rëndësi të veçantë zhvillimeve të gjithanshme demokratike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore dhe në këtë drejtim Bashkëpunimi Zviceran do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe asistencë".
Në vijim, Meta vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Zvicrës në planin shumëpalësh dhe ndërkombëtar, duke nënvizuar se roli i Zvicrës në gjirin e
OSBE-se është një kontribut i vyer për të gjithë rajonin, veçanërisht në këto momente historike që po kalon hapësira evropiane. Ndërsa Sekretari i Shtetit shprehu vlëresimin për peshën e Shqipërisë dhe rolin kontruktiv që vendi ynë luan në rajon përmes konsolidimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Të dy bashkëbiseduesit, Meta dhe Rossier, ndanë bindjen se Shqipëria dhe Zvicra duhet t'a konsolidojnë bashkëpunimin e tyre në kuadër të luftës kundër terrorizmit, fenomen që kërcënon vlerat demokratike të kontinentit evropian./ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56