Presidenti, Ilir Meta, pas thirrjes dhe sqarimeve për Referendum, u është rikthyer postimeve  të fotove në natyrë.

“Nuk ka si hurmat e Elbasanit! Sot në Baçe Mbret”, shkruan Meta në diçiturë teksa poston një foto me një pemë hurme.

Por siç shihet në foto, hurma e Metës është e kalbur dhe pavarësisht se ai lavdëron, mesa duket është e pangrënshme. Presidenti i ka 'fiksim' të vjetër fotot në natyrë. Gjatë verës Meta, postoi foto duke nisur nga mali, në pyll e deri tek plazhi i Gjirit të Lalëzit.

Sakaq, gjatë ditës së sotme Presidenti tha se të hënën, do të propozoj disa ide konkrete, për zhvillimin e referendumit, ku siç ai shprehet do të jenë qytetarët ata që do i japin zgjidhje ngërçit të krijuar në vend.