/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uroi sot në një prononcim për mediat, homologun e tij, Kadri Veseli, për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
"Është kënaqësi e veçantë që të uroj pas përfundimit të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, për këtë arritje mjaft të rëndësishme, të cilën do ta konsideroja historike për integrimin e Kuvendit të Kosovës në institucionet rajonale, sikurse është sot deklarimi me konsensus i këtij Sesioni dhe i kësaj Asambleje për të pranuar Kosovën me të drejta të barabarta në të gjitha aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Mendoj që është një arritje domethënëse e cila do t'i shërbejë të ardhmes, por edhe kontributit konstruktiv për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të përshpejtuar integrimin evropian të rajonit tonë", tha Meta.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi se angazhimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), do të rrisë kontributin e saj në të gjithë këto procese kyçe rajonale për të forcuar stabilitetin dhe për të përshpejtuar integrimin evropian.
"Edhe unë do të doja të shprehja edhe një herë tjetër vlerësimin tim që tashmë angazhimi i përhershëm i Kosovës në këtë Asamble Parlamentare do të rrisë kontributin e saj në të gjithë këto procese kyçe rajonale për të forcuar stabilitetin dhe për të përshpejtuar integrimin evropian. Por falënderimi i takon të gjithë vendeve anëtare, të gjithë përfaqësuesve dhe natyrisht që një falënderim i takon edhe delegacionit të Serbisë për sjelljen konstruktive", tha Meta.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli falënderoi z. Ilir Meta për kontributin e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në organizata të tilla ndërkombëtare.
"Është një kontribut tradicional i z. Meta, që siç duket po i takon të ndihmojë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në integrimet euro-atlantike. Dëshiroj të theksoj veçanërisht vendimin e sotëm, i cili është marrë me konsensus. Është një vendim i veçantë, një vendim historik, për arsye se për herë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës anëtarësohet në organizata të tilla ndërkombëtare të cilat kanë rëndësi të jashtëzakonshme për proceset integruese dhe njohëse të shtetit të Republikës së Kosovës. Falënderoj të gjithë ato shtete që me konsensus sot na kanë pranuar në këtë Asamble e cila është shumë e rëndësishme, veçanërisht në procesin e harmonizimit dhe këmbimit të përvojave në fushën e legjislacionit, aq më tepër kur shumica e vendeve tona e kanë prioritet nacional Integrimin në Bashkimin Evropian. Edhe një herë, duke falënderuar të gjithë ato shtete, falënderoj në mënyrë të veçantë shtetin shqiptar, por edhe në mënyrë më të veçantë dhe më personale, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta", tha Veseli.
/Shqiptarja.com