Meta uron kreun e ri të PDK: Veseli
do t'i shërbejë integrimit të Kosovës

Meta uron kreun e ri të PDK: Veseli<br />do t'i shërbejë integrimit të Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka uruar Kadri Veselit për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të PDK-së.

Meta “shpreh bindjen se nën drejtimin e tij, PDK do të forcojë rolin e saj si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës. Z. Meta shpreh bindjen se nën drejtimin e z. Kadri Veseli PDK do të thellojë kontributin e saj për përballimin me sukses të sfidave me të cilat Kosova përballet, për forcimin e institucioneve, rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe avancimin e axhendës së integrimit të saj evropian. Z. Meta shpreh gjithashtu mbështetjen e tij për forcimin e dialogut politik mes palëve në Kosovë dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e z. Kadri Veseli, PDK do të luajë një rol aktiv në këtë drejtim për përmbushjen me sukses të aspiratave të popullit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë Kuvendit.  

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme