Meta uron kryeministren e Danimarkës: Kam bindjen se do vazhdojë mbështetja ndaj vendit tim

Meta uron kryeministren e Danimarkës: Kam bindjen se do vazhdojë mbështetja ndaj vendit tim

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen e sapo zgjedhur në detyrë. Në mesazhin e tij Meta shkruan se tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve do të jenë një tjetër nivel në interesin e tyre të përbashkët. Kreu i shtetit se tashmë Danimarka do të vijojë mbështetjen në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

"Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, me kënaqësi të veçantë dëshiroj t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme!

Shpreh besimin e plotë se përvoja Juaj e madhe por edhe raporti i veçantë i anëtarëve të kabinetit tuaj me vendin tim do të ngrejë në një nivel edhe më të lartë marrëdhëniet shumë-planëshe midis Shqipërisë dhe Danimarkës në interesin më të mirë të përbashkët.

Kam bindjen, Zonja Kryeministre, se nën drejtimin Tuaj, Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës do të vijojë mbështetjen e paçmuar në rrugëtimin e vendit tim drejt Bashkimit Evropian.

Duke Ju përgëzuar sërish për këtë detyrë shumë të rëndësishme, si dhe duke Ju siguruar për miqësinë e thellë të popullit shqiptar dhe timin personal për popullin Tuaj, Ju lutem pranoni, e nderuar Zonja Kryeministre, përshëndetjet e mia më të përzemërta!", shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë