Meta uron Tsipras: Vlerësojmë
vëmendjen tuaj ndaj shqiptarëve
Editorial/ Pse 'votova' kundër Tsipras

Meta uron Tsipras: Vlerësojmë<br />vëmendjen tuaj ndaj shqiptarëve<br />Editorial/ Pse 'votova' kundër Tsipras
TIRANE - Fitorja e Syriza-s në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi ka sjellë edhe urimet e para nga ana e krerëve të shtetit shqiptar. Është Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili përmes një mesazhi të dërguar, ka uruar Kryeministrin e ri të shtetit helen për fitoren e arritur në zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë.
 
Në mesazhin e dërguar, kryeparlamentari shqiptar vlerëson marrëdhëniet me Greqinë, duke i cilësuar ata të ngushta. Po ashtu Meta ka vlerësuar edhe vëmendjen e kushtuar nga ana e shtetit fqinj për numrin e lartë të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Greqi.
 
Kjo pasi në politikat e parashtruara në fushatë, Tsipras është shprehur pro emigrantëve dhe integrimit të mëtejshëm të tyre, veçanërisht atë shqiptar, në jetën politike dhge ekonomike të Greqisë.
 
Kreu i Kuvendit shqiptar, në mesazhin e ti shprehet gjithashtu se forcimi i ekonomisë greke, është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.
 
“Vlerësojmë marrëdhëniet e ngushta me Greqinë. Vlerësojmë vëmendjen tuaj ndaj komunitetit shqiptar në Greqi. Forcimi i ekonomisë greke me rëndësi të madhe për ne.” shprehet Meta në mesazhin e tij dërguar kryeministrit të ri grek Aleksis Tsipras. 



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak