TIRANE - Shqipëria mbështet progresin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar atë si thelbësor, jo vetëm për mirëqënien e qytetarëve të Kosovës, por edhe për stabilitetin në rajon.  

Kështu është shprehur ditën e sotme Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimit të mbajtur me homologun e tij kosovar Kadri Veseli. Në fjalën e tij, kryeparlamentari Meta shprehu bindjen se përmes avancimit dhe zbatimit të marrëveshjes në terren, do të arrihet të sigurohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, por edhe përmirësimi i standardeve të jetesës së qytetarëve pa dallime etnike.

“Kemi shprehur mbështetjen tonë për forcimin e vazhdueshëm institucional e demokratik të Kosovës dhe kemi besim se në mënyrë konstruktive forcat politike në Kosovë do të bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë në interes të së ardhmes së Kosovës”, nënvizoi Meta.