Meta vizitë surprizë në mbledhjen e
LRI: Jini aktivë me dijën e shkollën

Meta vizitë surprizë në mbledhjen e<br />LRI: Jini aktivë me dijën e shkollën
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka bërë një vizitë surpizë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Rinore për Integrim.

Gjatë këtij takimi, z. Meta ka përgëzuar drejtuesit e rinj të LRI për organizimin e shkëlqyer të Kampingut në Jalë ku 1500 të rinj e të reja nga e Shqipëria, të cilët për pesë ditë me radhë u angazhuan në aktivitete të ndryshme sociale, bashkëbisedime me personalitet e shumta që ishin ftuar, por edhe aktivitete argëtuese. 

Kryetari i LSI-së vlerësoi seriozitetin dhe frymën e bashkëpunimit të të rinjve dhe kërkoi që ky angazhim të vijojë edhe në të ardhmen me qëllim arritjen e rezultateve.

Lëvizja Rinore për Integrim është organizimi më energjik rinor, por përmirësimi i vazhdueshëm është objektiv primar. Zhvillimi dhe përmirësimi vjen nga fëmijët e familjeve të thjeshta shqiptare. Pavarësisht angazhimit tuaj politik, unë ju kujtoj se marrëdhënia me dijen dhe shkollën duhet të jetë gjithmonë tepër aktive. Mos harroni, forca juaj qëndron tek fryma e grupit dhe solidariteti me njëri-tjetrin”, tha z. Meta.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi falënderoi ekipin e LRI për vullnetin treguar dhe vlerësoi se me këtë frymë, do të arrihen rezultate të shkëlqyera edhe në të ardhmen.

Unë dua të falënderoj të gjithë ekipin e LRI, jo vetëm në tiranë por ekipin në të gjithë Shqipërinë të cilët kanë qenë shumë të angazhuar kanë qenë shumë pozitiv, me këtë frymë në grup që kemi dhe me këtë bashkëpunim jam e bindur se LRI do të jetë motori për të gjithë të rinjtë”, tha znj. Kërpaçi. 

Në përfundim të takimit, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta u sugjeroi dhe dy libra të rinjve të LRI për të lexuar.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur