
Presidenti Meta ndodhet në Izrael me rastin e forumit të pestë botëror të holokaustit. Gjatë takimit presidenti Meta u shpreh se ndjehet krenar që është kreu i një shteti i cili ka shpëtuar mijëra jetë hebrenjsh. Meta gjithashtu shprehu falënderime për mesazhet e solidaritetit gjatë periudhës pas tërmetit të 26 nëntorit. Meta shprehu mirënjohjen për operacionet e kërkim-shpëtimit që Njësia Kombëtare e Shpëtimit e Izraelit ndërmori në vendin tonë.
Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20-të,” - tha Meta.
“Ju jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen mbresëlënëse të Izraelit në ato momente të vështira, që i konsolidoi më shumë marrëdhëniet historike miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë” , theksoi presidenti.
Presidenti Meta vuri në dukje se Shqipëria dhe Shteti i Izraelit gëzojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe se të dy vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Lajmi kryesor:
Meta u jep 'Dekoratën e Artë të Shqiponjës' ekipeve të shpëtimit izraelitë! Gjenerali: Mirënjohës shqiptarëve











