Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi sot vizitën e tij zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng.
Meta u prit fillimisht në takim nga Kryetari të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunim midis dy vendeve në të gjitha fushat.
Gjatë bisedimeve mes dy delegacioneve, Kryetari Meta kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe miqësore tradicionale të ridimensionohen në kushtet e zhvillimeve të reja globale. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, dy palët mirëpriten investimet kineze në Shqipëri përfshi ato në kuadër të Nismës së rëndësishme të bashkëpunimit 16+1.
“Interesi reciprok në rritje mes dy vendeve kërkon të zgjerohet bashkëpunimi edhe në fusha të tjera sidomos atë të shkëmbimeve tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë” - nënvizoi Meta.
Kryetari i Konferencës Konsultative të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng u shpreh se Kina i është shumë mirënjohëse Shqipërisë, që e ka mbështetur atë në rimarrjen e vendit të saj në OKB.
“Shqipëria është një vend i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe si e tillë mbetet aktive në kuadër të nismës bashkëpunimit 16+1”, - theksoi Yu Zhengsheng.
Meta theksoi edhe njëherë qëndrimin zyrtar të palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të politikës të një Kine të vetme, Republikës Popullore të Kinës!
Në përfundim të këtij takimi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në këtë vizitë, Meta shoqërohej nga një delegacion i gjerë i përbërë nga Ministri për Bujqësinë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, si dhe anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Republika Popullore e Kinës.
[gallery]19163[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
71.8%
-
Të keqe
17.9%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thierry Henry jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Shpresave të Francës
19 Gusht, 16:09
-
‘A je mirë!’ disa shtetas të huaj i vijnë në ndihmë 45-vjeçarit që u plagos nga polici te Komuna e Parisit
19 Gusht, 16:08
-
Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për çështjen e urës në Mitrovicë
19 Gusht, 15:57
-
Plagosja e 45-vjeçarit nga efektivi i policisë, Vocaj: Kam folur me autorin që të dorëzohet, është në gjendje të rënda psikologjike
19 Gusht, 15:51
-
'New York Times': 'Gjaku i keq' pas minierës së litiumit në Serbi! Çfarë fshihet pas, fushë beteja e perëndimit dhe protestat kundër Vuçiç
19 Gusht, 15:47
-
'Daily Express': Vizitoni Dhërmiun e magjishëm, Shqipëria përvoja më e mirë
19 Gusht, 15:38
-
Spiropali pret të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA! Diskutime mbi partneritetin strategjik mes vendeve dhe forcimin e institucioneve të pavarura
19 Gusht, 15:27
-
FOTO/ Kush është efektivi i policisë që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’
19 Gusht, 15:25
-
Tiranë/ Skema mashtrimi me TVSH-në në Gjirokastër, falsifikim vule dhe fshehje të ardhurash, Apeli i Përgjithshëm lë në burg 50 vjeçarin italian (EMRI)
19 Gusht, 15:13
-
Kursi i këmbimit/ Euro vijon rënien e lirë! Ja me sa u këmbye sot
19 Gusht, 14:53
-
Gjermania thotë se është e ‘përkushtuar’ për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën
19 Gusht, 14:53
-
Tiranë/ Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’! Dyshohet se i ngacmoi partneren! (EMRAT)
19 Gusht, 14:46