Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka nisur një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të marrë edhe pjesë në Forumin e Liderëve Botërore dhe Konventën e Demokratëve ne Filadelfia me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan, ku u pritet të zyrtarizohet Hillary Clinton si kandidate për Shtëpinë e Bardhë.
 
Zyra e Shtypit pranë Kuvendit bën me dije se Meta do jetë pjesë e të ftuarve, përfaqësues të lartë të politikës, që marrin pjesë në ceremoninë e demokratëve.
 
Kjo është vizita e tretë e kryetarit të Kuvendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtij viti.
 
Gjatë vizitës në SHBA, kreu i Kuvendit Ilir Meta pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me përfaqësues të DASH, Kongresit dhe Senatit amerikan. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com