Meta vlerëson me  Dekoratën 'Nënë Tereza' organizatën e njohur bamirëse 'Caritas Italiana'

Meta vlerëson me  Dekoratën 'Nënë Tereza' organizatën e njohur bamirëse 'Caritas Italiana'

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” organizatën e njohur bamirëse “Caritas Italiana” për kontributin e shquar human në ripërtëritjen e jetës së shoqërisë shqiptare pas rënies së komunizmit, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shtetin italian. Me mirënjohje për përkushtimin ndaj ngritjes së institucioneve të bamirësisë në mbështetje të shtresave më në nevojë në Shqipëri, duke forcuar në këtë mënyrë solidaritetin dhe miqësinë mes dy popujve.

Meta teksa vlerësoi kontributin e kësaj organizate në integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali, ndërsa numëroi veprat dhe objektet që Caritas ka ndërtuar në shërbim të komunitetit, si: shkolla, kopshte, qendra komunitare, ambulanca, klinika të shëndetit mendor, shtëpi për strehimin e personave të rrezikuar nga trafikimi, qendra për të moshuarit dhe të braktisurit, objekte sportive dhe argëtimi për rininë etj. Meta tha se falë këtij përkushtimi dhe humanizmi, gjatë këtyre 30 viteve, me mijëra shqiptarë janë integruar në Italinë mike dhe shërbeu për të krijuar një miqësi të pandashme shumë shekullore.

"Gjatë tre dekadave të fundit, Caritas Italiana ka dhënë një kontribut të shquar human, në ripërtëritjen e jetës shoqërore shqiptare, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe duke forcuar kështu, edhe më shumë, solidaritetin dhe miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit mik italian. Falë bashkëpunimit midis Caritas Shqipëri dhe Caritas Italiana, me mijëra pacientë nga vendi ynë, me sëmundje të rënda, kryesisht fëmijë nga shtresat më  të varfra të shoqërisë sonë, janë kuruar falas në institucionet shëndetësore italiane, falë përkujdesjes suaj. Prej 30 vitesh, Caritas ka qenë e përkushtuar maksimalisht në përgjigje të nevojave të shumta të shtresave në nevojë, të varfërve, të papunëve, duke luftuar përjashtimin social, dhe duke qenë një ndihmë e madhe, sidomos gjatë emergjencave më të vështira kombëtare, siç ishte rasti i krizës së Kosovës, në vitin 1999,  i tërmetit të 26 nëntorit 2019, por dhe shumë raste të tjera të fatkeqësive dhe përmbytjeve. Solidariteti dhe Drejtësia Sociale ka qenë e mbetet misioni fisnik i kësaj organizate bamirëse, si edhe pika e fortë e bashkëpunimit dhe partneritetit tridhjetë vjeçar, midis Caritas Italiana me Caritas Shqipëri", tha Meta

Caritas Italiana është një organizatë bamirëse ku qëllimin e saj ka të promovojë "dëshminë për bamirësinë e komunitetit kishtar italian, në funksion të zhvillimit të plotë të njeriut, drejtësisë sociale dhe paqes. Kjo organizatë u krijua në  1971, me urdhër të Papa Palit VI.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete