Presidenti Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne të organizuar në qytetin e Sarandës, ka vlerësuar tre volejbollistë të shquar të “Butrintit” dhe Ekipit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se skuadra e vlojebollit për meshkuj ‘Butrinti’, u bë një nga skuadrat më të forta të kampionatit shqiptar, ku  të gjithë të mëdhenjtë e volejbollit duhet t’i bënin mirë llogaritë në ndeshjet me të, sepse Butrinti edhe te shkurorëzonte.

Sipas Metës titujt e lartë që iu akordohen sot tre prej volejbollistëve të spikatur të skuadrës ‘Butrinti’, Kostaq Stefani, Janaq Zhaka dhe Orest Lepuri janë një vlerësim për rezultatet e larta, shpirtin e garës dhe sakrificat, që respektohen dhe sot nga mbarë opinioni sportiv.

Meta tha me tej se volejbolli dhe sporti në Sarandë kanë nevojë pikërisht për shembuj të tillë mjaft pozitiv, për këto personalitet të cilët frymëzojnë të rinjtë e çdo fëmijë të Sarandës për të qenë nesër një kampon i mundshëm

'Skuadra e volejbollit për meshkuj ‘Butrinti’, u bë një nga skuadrat më të forta të kampionatit shqiptar, ku  të gjithë të mëdhenjtë e volejbollit duhet t’i bënin mirë llogaritë në ndeshjet me të, sepse Butrinti edhe te shkurorëzonte.

Volejbolli dhe sporti në Sarandë ka nevojë, jo vetëm të vlerësojë historinë e tij të lavdishme, por njëkohësisht edhe ta vendosë atë në lëvizje për të përfshirë më shumë fëmijë dhe të rinj, si dhe për t’iu rikthyer këtyre sukseseve në shërbim për të ardhmen.

Volejbolli dhe sporti në Sarandë kanë nevojë pikërisht për shembuj të tillë mjaft pozitiv, për këto personalitet të cilët frymëzojnë të rinjtë e çdo fëmijë të Sarandës për të qenë nesër një kampon i mundshëm.

Titujt e lartë që iu akordohen sot tre prej volejbollistëve të spikatur të skuadrës ‘Butrinti’, Kostaq Stefani, Janaq Zhaka dhe Orest Lepuri janë një vlerësim për rezultatet e larta, shpirtin e garës dhe sakrificat, që respektohen dhe sot nga mbarë opinioni sportiv.- tha ndër të tjera Meta.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekoruan volejbollistët:

Z.Kostaq Stefani “Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në sportin e volejbollit, si sportist i dalluar i ekipit ‘Butrinti”, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Protagonist në shumë suksese të skuadrës së volejbollit të Sarandës. I suksesshëm në veprimtaritë ndërkombëtare.”

Z.Orest Lepuri “Në shenjë vlerësimi për pasionin, dhe karrierën e suksesshme si lojtar dhe trajner i volejbollit të skuadrës “Butrinti” të Sarandës. I dalluar për profesionalizmin dhe arritjet e tij në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” u vlerësua zoti Janaq Zhaka "për pasionin, përkushtimin dhe karrierën e suksesshme si lojtar i volejbollit të skuadrës “Butrinti” të Sarandës. I dalluar për lojën dhe korrektësinë e tij në fushën e lojës."