Ndërsa lexoi në seancën në GJKKO mesazhet me Edi Ramën ku ky i fundit i drejtohej me fjalën “zemër”, Monika Kryemadhi u shpreh moskokëçarëse nëse ky detaj mund ta ketë bërë xheloz Ilir Metën. Madje, ajo tha se “zemra ime” duke iu referuar sërish Ramës, do të vijë dëshmitar në gjyq.
-Mendoni se është bërë xheloz ish-bashkëshorti juaj?
Monika Kryemadhi: Po le të bëhet mi zemër, sa më thonë zemra mua... ça problemi ka? I kam të gjithë zemra. Mesazhet e mia me Edi Ramën... E kam zemër. Zemra ime do të vijë dëshmitar te gjyqi im.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit











