Këtë vlerësim për ecurinë e zgjedhjeve të 21 qershorit Meta e bëri gjatë pritjes së bashkëraporterëve të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të
Evropës Jonathan Evans dhe Andrej Hunko.
Gjatë këtij takimi Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës veçanërisht në kuadër të implementimit të rekomandimeve të Bashkëraporterëve. Meta tha se fokusi i Kuvendit të Shqipërisë mbetet zbatimi i planit të veprimit në funksion të rritjes së transparencës, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura si dhe forcimi i rolit mbikëqyrës.
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit dhe Bashkëraporterëve të AP të Këshillit të Evropës u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
