'Metamorfoza', shtyhet seanca e parë në GJKKO, shkak mungesa e Xhevahir Litës dhe avokatit të tij

'Metamorfoza', shtyhet seanca e parë në GJKKO, shkak mungesa e Xhevahir Litës dhe avokatit të tij

GJKKO

Shtyhet seanca e parë paraprake e dosjes “Metamorfoza” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Seanca e radhës u la më datë 24 maj ora 10.00, për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe të avokatit të tij Arben Nela.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për disa të pandehur, ndërkohë që ndau çështjen për disa të tjerë.

SPAK do të përfaqësohej në seancën e sotme nga dy prokurorët e saj, Altin Dumani dhe Arben Kraja, të cilët ishin të pranishëm. Dosja 'Metamorfoza' 1  u mbyll vetëm pak ditë më parë, ku SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë. Në këtë listë bën pjesë dhe ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili prej afro dy vitesh rezulton i humbur pa gjurmë.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 13/05/2024 12:36

    bardhi u prehte ne paqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033