Metamorfoza: Si Basha e Kryemadhi “braktisën” Trump-in

Metamorfoza: Si Basha e Kryemadhi “braktisën” Trump-in

Po të krahasosh sjelljen politike të opozitës PD+LSI dy vjet më parë që vetëm formalisht nuk ishin bashkë edhe sot ka një ndryshim rrënjësor në diskurs.

Edhe në vitin 2017 ishte thuajse e njëjta situatë ngërçi për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve atëherë parlamentare, ndërsa sot po tentohet e njëjta gjë me zgjedhjet vendore.

Por në atë kohë, establishment politik i opozitës, por edhe grupi mbështetës i saj në media, analistë dhe rrjete sociale kishin një “flamur” politik të fortë që ishte “trumpizmi”, pra Presidenti i SHBA Trump dhe shpallja e “armikut” Soros.

Nuk kishte orë e jo më ditë që diskursi public i opozitës të mos kishte Trump dhe Soros. Madje u tentua të përdoreshin këto dy “fjalëkalime” edhe për të sulmuar ambasadorin e SHBA-së në Tiranë që natyrisht e cilësonin si njeri të Sorosit.

Madje edhe Ilir Meta, atëherë kryetar i Kuvendit, ju drejtua “armikut” imagjinar Soros për të kundërshtuar akuzat ndaj kryeprokurorit të atëhershëm Adriatik Llalla.

Nga çadra e famshme Lulzim Basha sulmonte çdo ditë përfaqësuesit politikë të BE-së duke i cilësuar deklaratat e tyre si “bullshit” dhe deklamonte amerikanizmin e tij.

Loboi fuqishëm për të krijuar një mundësi takimi apo foto-takimi me presidentin Donald Trump, duke krijuar mizanskena tragjikomike siç ishte emërtimi i rrugës Trump në Kamëz apo impostimi i një diskursi politik trumpist në publik.

Basha siç dihet shkoi në SHBA dhe realizoi një intervistë në portalin e djathtë të SHBA Breitbart e siguroi një “foto me Presidentin Donald Trump gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh.

Por ajo foto nuk i dha fat në zgjedhje, ai humbi por gjithsesi diskursi “trumpist” u ruajt jo vetëm nga kreu i PD-së por edhe nga deputetët e listës së re që Basha çoi në Kuvend duke spastruar partinë nga emrat historikë të saj.

Një nga “yjet” e listës Basha, djali i Fahri Balliut, Klevisi u silurua si një nga njerëzit që e kishte stiudiuar filozofinë trumpiste dhe madje kishte njohje edhe me qarqe të forta pranë multimiliarderit që hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe vijuan sërish të sulmojnë me fjalët më të ulëta ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ambasadoren e BE-së, Vlahutin deri edhe shefen e diplomacisë së BE-së Mogherini, së cilës ja telendisën edhe familjaret e afërta.

Por përveç diskursit publik, opozita ndërmori edhe hapa të forta nën tavolinë për të ndikuar madje edhe në

caktimin e diplomatëve të SHBA-së në Tiranë, siç ishte lobimi në Kongresin e SHBA për të pamundësuar votimin e ambasadores së emëruar nga Trump në Tiranë.

E gjitha kjo ndodhi përpara shpërthimit të skandalit të madh që u hap në SHBA dhe që po hetohet nga drejtësia amerikane.

Që shpërtheu në faqet e revistës amerikane Mother Jones.

Përkatësisht: zbulimi i fakteve ku implikojnë Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike për një aferë të dyshimtë të pagesës së lobimit në SHBA nëpërmjet një kompanie guackë në Skoci që zotërohet nga njerëz afër presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Ishte pikërisht nisja e këtij hetimi që Basha dhe establishmenti në PD të venisnin zellin trumpist.

Zell i cili thuajse u shterua fare kur në krah të djathtë të Trump u emërua John Bolton, një diplomat veteran konservator amerikan, i cili kishte ardhur disa herë në Tiranë përpara se të emërohej si një mik i opozitarëve iranianë, që u strehuan nga qeveria shqiptare në vitin 2014.

Bolton, madje dha një intervistë në vitin 2015 në studion e Sokol Ballës, ku në mënyrë direkte tentoi të shuante zellin e opozitës për përdorimin e “sorosit” si një “armik global”.

I emëruar në postin shumë të rëndësishëm të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Bolton, përforcoi qasjen politike për një përballje të fortë të SHBA me Rusinë e Putinit kudo, e natyrisht në Ballkan ku na intereson edhe ne.

Pikërisht në këtë kohë shterret zelli filotrumpist i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, e cila megjithatë ka huazuar slloganin e fushatës Trump për partinë e saj të majtë LSI.

Ky qëndrim duket u bë më i dukshëm pasi kryeministri Edi Rama provokoi Sali Berishën në Parlament duke e pyetur se “a merr dot vizë amerikane”?

Një deklaratë që u perceptual në publik si një qëndrim pozicional nga Departamenti i Shtetit karshi Sali Berishës.

Në ditët e para të shkurtit, Basha dhe Kryemadhi refuzuan madje edhe kërkesën e një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, Metevv Palmer, i ngarkuar për Ballkanin që të mos djegin mandatet dhe të mos kryejnë protesta të dhunshme.

Madje kur njerëzit e kreut të PD-së, të udhehequr nga ish-kryepolici i Bashës në bashki mësynë portën e kryeministrisë, televizioni që bën propagandën e Kremlinit Russia Today e ktheu kreun e opozitës në një “star televiziv”, duke i dhënë një hapësirë prej 10 minutash në kanalin që mbulon thuajse të gjithë zhvillimet botërore, natyrisht nën këndvështrimin e Moskës zyrtare.

RT nisi të transmetonte live tubimet e para të opozitës që braktisi sistemin dhe dogji mandatet parlamentare.

Kur në Tiranë erdhi vetë zyrtari i lartë i DASH i dërguar me mission në Ballkan, Matevv Palmer, Basha doli i nxirë nga takimi me të në selinë e PD-së dhe prej asaj dite SHBA apo Trump është larguar fare nga fjalori i opozitës.

Por çfarë po ndodh këto ditë?

Çuditërisht pasi kanë shkruar e folur për dy vjet papushim kundër Angela Merkelit që e cilësonin të vdekur politikisht dhe kundër Emanuel Macronit, të cilin e shkarkuan sapo u zhvilluan protestat e para të “jelekverdhëve” njerezit që bëjnë propagandën e opozitës po flasin për një “Europë që po rrit rolin e sal dhe SHBA po e zbeh atë”.

Kjo thuhet edhe nga ish-ministra të opozitës siç ishte Ylli Manjani, por edhe nga analistë e gazetarë pranë PD-së dhe LSI-së.

Ndërkohë që djali i Fahri Balliut i veshi disa banorë të Unazës së Re me jeleqe portokalli si për të imituar ekstremistët anti-Macron në Francë, sot papritur antena perceptuese e opozitës është kthyer kah Europa.

Duket se edhe ky qëndrim është i përkohshëm dhe vetëm për të kapur një moment, që duan ta shfrytëzojnë si një ganxhë të luftës me Edi Ramën, meqë Ramush Haradinaj qëlloi e replikoi me Kryeministrin shqiptar gjatë pushimeve të Samitit të Berlinit, të kryesuar nga Merkel e Macron.

Ky ping-pong qëndrimesh në fakt është i njohur edhe në kohën e Berishës që disa herë bëhej proamerikan e disa herë euopeist i flaktë, por ky ndryshim qëndrimesh kërciti, pasi u duk se PD-ja e LSI-ja po afroheshin drejt filozofisë të një të djathte alla-Trump apo partive të ekstremit të djathtë në Europë duke i mëshuar euroskepticizmit sikur ka venitur mjaft entuziazmin e

mjaft militantëve në rrjetet sociale apo faqen e ambasadës së SHBA nuk linin ditë pa sharë Amerikën e zyrtarët e saj si të blerë nga Edi Rama e Soros. Atyre u duhet të ndryshojnë “armikun”. Për Merkel e Macron ata kanë mësuar vetëm frazat që i telendisin, e kanë pak të vështirë të rigjejnë fjalët e ëmbla….

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës