METE nis procedurat për
shkarkimin e kreut të ATRAKO-s

METE nis procedurat për <br />shkarkimin e kreut të ATRAKO-s
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës nis procedurat për shkarkimin e drejtorit të ATRAKO-s, Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve, Shkëlqim Kërluku.  Vendimi i METE-s vjen menjëherë pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ku u konstatuan shkelje dhe mungesë e theksuar bashkëpunimi i tyre me METE dhe mosfunksionim sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë këto marrëdhënie.
Sipas KLSH-se nga mosimplementimi i VKM nr. 150, datë 22.03.2007 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve” (mospagesë e tarifës ATRAKO-s), dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit llogaritet në vlerën e 1. 1 miliardë lekëve.

“Po studiojmë me seriozitet raportin e KLSH-së. Do marrim cdo vendim në bazë të ligjit, duke njoftuar edhe publikun çdo ditë” deklaron ministri Nasip Naço, informon zyra e shtypit pranë kësaj ministrie.

KLSH: DËMI I SHKAKTUAR 13 MILIONË EURO
Sipas deklaratës zyrtare të shpërndarë dje nga KLSH, në auditimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Kontratave dhe strukturat vartëse që kanë të bëjnë direkt me to, përkatësisht AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve), u konstatuan shkelje dhe mungesë e theksuar bashkëpunimi i tyre me METE dhe mosfunksionim i tyre sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë këto marrëdhënie.
Dëmi i shkaktuar për shkak të parregullsive ka një efekt negativ financiar në të ardhurat e buxhetit të shtetit në shumën 1.8 miliardë lekë, afro 13 milionë euro. Në zbatimin e kontratave koncensionare të nënshkruara dhe hyrë në fuqi janë evidentuar shkelje dhe mangësi në respektimin e kushteve të kontratës dhe në plotësimin e tyre, mungesë dokumentacioni tekniko-ekonomik të hartuar nga koncensionarët për investimet e kryera dhe mosplotësim të dokumentacionit ligjor që kërkon kontrata koncesionare. Gjithashtu, janë konstatuar raste të fillimit të punimeve pa leje ndërtimi, paraqitje dokumentesh të panënshkruar nga mbikëqyrësi i punimeve, etj. KLSH bëri padi penal dhe ndaj ish-drejtorët janë Matilda Merxhani, Nertila Sadedini dhe Alma Meço. Këto mbajtën postin e drejtorëve në METE në kohën që në krye të këtij dikasteri ishte Dritan Prifti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës