METE: Së shpejti rezultate për
nivelin e ndotjes në Metalurgjik
Së shpejti do të ketë rezultate të prekshme mbi nivelin e ndotjes në ish-Kombinatin Metalurgjik në qytetin e Elbasanit nga industritë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë territor. Lajmi bëhet i ditur nga METE, e cila ka ngritur një grup pune për monitorimin e ndotjes.
TIRANE - Së shpejti do të ketë rezultate të prekshme mbi nivelin e ndotjes në ish-Kombinatin Metalurgjik në qytetin e Elbasanit nga industritë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë territor, sikurse edhe masat ligjore që derivojnë për rrjedhojë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës, (METE), e cila ka ngritur një grup pune për monitorimin e ndotjes.
Grupi i punës, përbërë nga përfaqësues të METE, AKBN, Agjencia Rajonale e Mjedisit Elbasan dhe Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP) e ka pasur të pamundur të realizojë matjet pasi është kushtëzuar nga shirat e vazhdueshëm në këto ditë.
“Në bashkëpunim edhe me degën e ISHP Elbasan dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit u diskutua dhe u rakordua mbi përgatitjen e teknikës profesionale dhe aparaturave përkatëse për realizimin e matjeve të nivelit të ndotjes së ajrit në ambientet e Uzinës së Çelikut dhe Petëzimit (administruar nga “Kurum International” shpk) dhe në ambientet e Uzinës së Ferro-Kromit (administruar nga shoqëria “Albanian Chrome”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Ekonomisë.
Ndërkohë, METE njofton se ISHP do të vërë në dispozicion rezultatet e monitorimit të nivelit të ndotjes së ajrit në territorin e uzinave si dhe në qytetin e Elbasanit për vitin 2012, të dhëna që do të publikohen shumë shpejt.
Qyteti i Elbasanit ka pasur vazhdimisht problem me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit si rezultat i industrive që operojnë atje, ndërkohë që ky është grupi i parë i punës që ndërmerr këtë monitorim për nivelin e ndotjes duke verifikuar në detaje përqindjen e sasisë që mbart kjo ndotje.
Sipas grupit të punës duhet një periudhë prej 48 orësh për daljen e rezultateve të para të monitorimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit
22 Janar, 12:27
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Dhelprat e vogla’, shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Iluzione Bashkëshortore’ komedia në Teatrin Kombëtar, Tiranë
22 Janar, 12:23
-
Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore
22 Janar, 12:22
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
'Falja e taksave për 10 vite', Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Dhuratë për oligarkët e turizmit! Ekonomia e vërtetë po injorohet
22 Janar, 12:01
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Gjergj Luca sfidon Endri Shabanin në debat publik: Hajde të shkojmë në studio e t'i sqarojmë gjërat, mos kakaris në plehun e rrjeteve sociale
22 Janar, 11:49
-
Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana
22 Janar, 11:41
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
SPAK i sekuestron 'Çopjave' të Elbasanit 10 mln dollarë kriptovaluta dhe dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Petulla me raki nga zonja Albana
22 Janar, 11:20
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09