Të shohësh një meteor në qiell cilësohet si një gjë e rallë dhe e bukur por për disa banorë të Kubës perëndimore, një meteor ka qenë tmerri tyre për disa minuta. Meteori shpërtheu në mes të ajrit duke shkaktuar dëme të vogla në zonën që preku.
Meteori shpërtheu në afërsi të qytetit të Vinales, në provincën Pinar del Río, të premten. Vendasit raportuan se dëgjuan dy shpërthime me zë të lartë pasi u shpërbë. Trupi lëshoi një gjurmë të madhe tymi në qiell dhe e lëshoi mbi zonë shkëmbij të vegjël që thyen dritaret e shtëpive e prishën shumë makina të banorëve të zonës.
kuba.JPG" style="height:430px; ëidth:502px" />
Nuk ka të lënduar nga shpërthimi i objektit qiellor. Disa media fillimisht e raportuan si një shpërthim i një aeroplani të madh, por shumë vendas e incizuan ngjarjen e rallë në celularët e tyre, megjithatë, qeveria kubane po mobilizon personelin për të hetuar më tej incidentin.