TIRANË- Për të gjithë ata që i kanë planifikuar pushimet në 2 javët e fundit të gushtit, ka lajme të mira. Moti do jetë në favor të tyre pasi termometri do të shënojë në temperatura të larta që variojnë nga 37-39 gradë celcius. Pritet një ulje e lehtë me 2 gradë në 18-20 gusht, por më pas vendi do i rikthehet sërish të nxehtit.

"Do të vijojë të jetë e nxehta me temperatura deri në 38 gradë celcus, 18-20 gushit pritet të ketë një rënie me 2 gradë, në 35-36 gradë, por fundjava na sjell sërish temperatura 38 gradë, nuk përjashtohet mundësia si Cërrik, Belsh apo Dimal të jetë 39 gradë celcius", tha meteorologia Adiola Bani, për Report Tv.

Reshjet e shiut nuk duken në horizont.

"Thatësia do të vijojë edhe gjatë kësaj jave në vendin tonë, reshjet do jenë shumë pak prezente, të papërfillshëm", tha Bani.

Ndërkohë, nuk ka lajmë të mira as për zjarret, pasi era do të vijojë të jetë e fortë duke favorizuar fatkeqësisht përhapjen më tej të flakëve.

"Edhe kjo javë nuk do jetë e favorshme për shuarjen e zjarreve, pasi parametri i erës do të kemi një forcim, që do e bëj të pamundur shuarjen e vatrave të zjarrit, era do jetë prezente, kryesisht gjatë mesditave", tha Bani.

Me këto temperatura, pra rreth 37-38 do të jetë edhe fundi i gushtit.

"Edhe pjesa tjetër e gushtit do të jetë e thatë, me temperatura të larta 37-38 gradë celcius", përfundoi Bani në Report Tv.