Metodë e re në
luftën kundër kancerit

Metodë e re në <br />luftën kundër kancerit
Shkencëtarët kanë testuar me sukses një metodë të re për të luftuar kancerin, një “bombë inteligjente” që arrin të shkatërrojë qelizat kanceroze duke rritur njëkohësisht imunitetin e organizmit.

Sfera të vogla dërgohen në enët e gjakut të prekura nga tumori ku lëshojnë medikamentin anti-kancer.

Shkencëtarët bënë prova te minjtë mbi tumorin melanoma të lëkurës që ishte përhapur në mushkëri. Rritja e tumorit u ngadalësua në mënyrë domethënëse ndërkohë që përqindja e mbijetesës u rrit.

Teknologjia e re tejkalon një problem të njohur në trajtimin e tumoreve që ka qenë i vështirë të arrihet nga metodat e deritanishme. Tumoret kanceroze dihet që lëshojnë substance kimike të cilat e çorodisin sistemin imunitar.

Metoda e re e aplikuar nga studiuesit amerikanë të Yale University School of Medicine arrin të kombinojë të dy metodat e luftimit në mënyrë të suksesshme: nga njëra anë të luftojnë qelizat kanceroze e njëkohësisht të fuqizojnë imunitetin e trupit.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’