Metoda “Montessori” në mësimdhënie, ministrja Kushi: Vlerë e shtuar në sistemin arsimor

Metoda “Montessori” në mësimdhënie, ministrja Kushi: Vlerë e shtuar në sistemin arsimor

Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ishte pjesë e një takimi të organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë.

Në qendër të këtij takimi ishte zhvillimi i mëtejshëm i metodës “Montessori” në mësimdhënie, e cila ka të bëjë me të kuptuarit e nevojave zhvillimore të fëmijës që synojnë nxitjen e pavarësisë, vetë-disiplinimin, vetë-motivimin, përqendrimin, vetëvlerësimin, besimin, dashurinë për nxënien dhe respektin për të gjitha format e jetës.

“Falënderoj organizatorët për ftesën. Në mënyrë të veçantë ambasadën Italiane në Tiranë dhe Ambasadorin, për bashkëpunimin shumë të ngushtë që kemi patur kohët e fundit. Vetëm në muajt e fundit ne kemi arritur që të nënshkruajmë dy marrëveshje bashkëpunimi me ambasadën italiane”- u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Kushi shtoi se e konsideron metodën “Montessori” një vlerë të shtuar në sistemin arsimor, nisur nga fakti se bazohet në vetë-menaxhim, në rritjen e kompetencave të nxënësve në ndërveprimin dhe aspekte të tjera të cilat rrisin besimin e fëmijëve për të përballuar me sukses sfidat që sot kërkohen nga tregu i punës dhe shoqëria.

Sipas Kushit, tradita e shkëlqyer italiane në arsim ka edhe një markë tashmë e mirënjohur ndërkombëtare, Metoda “Montessori” e cila është shtrirë prej kohësh në të gjithë globin.

Marrëveshja e parë është në lidhje me programin “Iliria”, i cili nxit mësimdhënien në gjuhën italiane si gjuhë e parë e huaj në disa shkolla, dhe marrëveshja e dytë lidhet me nxitjen e kulturës së ligjshmërisë dhe antikorrupsionit që në moshë të hershme tek nxënësit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja