Rama nga Brukseli: Sinjal se çelja e bisedimeve me BE-së s'do jetë e lehtë! KE të marrë parasysh Anti-KÇK-në për një vlerësim pozitiv

BRUKSEL- Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian kanë zhvilluar një takim joformal në Bruksel mbrëmjen e sotme, në fokus të së cilit ka qenë perspektiva e zgjerimit të Unionit. Në fjalën e tij, në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë një sinjal se rrugëtimi deri në çeljen e negociatave nuk do të jetë i lehtë, e ndërsa theksoi se uron që metodologjia e re të jetë një platformë mirëkuptimi nga shtete anëtare. Rama nuk la pa përmendur edhe nismën e fundit ligjore të qeverisë, aktin normativ Anti-KÇK, për të cilën tha pret që KE-ja ta marrë parasysh për një vlerësim pozitiv, me bindjen Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat.

"Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare. (...) KE ka qenë pozitiv, do të jetë se s'ka si të jetë ndryshe, për aq kohë sa Shqipëria i ka bërë detyrat. Pres që nisma jonë e fundit të gjejë vendin e merituar në vlerësimin e KE-së për Shqipërinë ", tha Rama. 

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vuri theksin se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është një prioritet për BE-në, gjë që sipas saj e reflekton edhe metodologjia e re për zgjerimin. Von der Leyen tha se ndryshimet e bëra i hapet rruga për çeljen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, mundësisht para samitit të Zagrebit, pra para muajit maj.

"Siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t'i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit", tha Von der Leyen. 

Ky takim u thirr nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, teksa morën pjesë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Joseph Borrel dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.  Mbledhja, edhe pse jo zyrtare, vjen pasi Komisioni Europian prezantoi një metodologji të re për zgjerimin e Unionit, sipas së cilëve i plotëson pritshmërinë të të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht atyre skeptike, mes tyre edhe Franca. Presidenti Emanuel Macron, ditën e djeshme, bëri një deklaratë shpresëdhënëse, duke thënë se do t'i japë fund bllokimit të zgjerimit të BE-së, nëse KE-ja do të japë "OK" mars për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë edhe Franca do të jetë dakord.

Ndërkohë që ditën e nesërme, (17 shkurt) 6 vendet, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia me në krye Shqipërinë, do t'i bashkohen Konferencës së donatorëve ku pritet të mblidhet një shumë e caktuar për të përballuar faturën e  rindërtimit prej rreth 1 mld euro pas tërmetit të 26 nëntorit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Rama: KE të marrë parasysh edhe paketën Anti-KÇK për një vlerësim pozitiv! Shengeni rajonal, spunto nga BE (VIDEO)

Tre kanë qenë çështjet kryesore që sipas Ramës është dikutuar në mbledhjen e sotme. Së pari konferenca e donatorëve, gjë që sipas tij ka qenë më e rëndësishme. Së dyti, vlerësimi i KE-së, për të cilën Rama theksoi se ka qenë dhe vijon të jetë pozitiv, ku nuk la pa përmendur edhe paketën Anti-KÇK, për të cilën tha se pret që të vlerësohet dhe të merret për bazë nga KE për vlerësimin përfundimtar. Duke u ndalur tek shengeni ballkanik, kreu i qeverisë bëri me dije se është i bindur se do të marrë mbështetjen e BE-së.

"Jam i fokusuar tek ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe intesite, tek konferenca e donatorëve. Unë kam thënë që pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë Europianë, është mirë që të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet topi  në dorën tonë. Ka rëndësi që ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate, jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Kemi rënë dakord që o bëjmë një diskutim të brendshëm me presidenten e KE-së, për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit.

KE ka qenë pozitiv, do të jetë se s'ka si të jetë ndryshe, për aq kohë sa Shqipëria i ka bërë detyrat. Pres që nisma jonë e fundit të gjejë vendin e merituar në vlerësimin e KE-së për Shqipërinë. E përsërisë që ne e bëjmë për vendin tonë. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal, jam i bindur që më herët se vonë, BE dhe KE do ta mbështesin këtë vizion se s'ka si të ndodh ndryshe se merr spunton nga BE. Do na duhet të kemi pak durim. Jo vetëm që do e mbështesë fuqimisht, por vendet do të vlerësohen edhe për kapacitetet për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit rajonal", tha Rama.  

Ora 22:06
Takimi jo formal në Bruksel/ Thaçi: BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, si përfaqësuesi i Kosovës në takimin e liderëve të BEs-së dhe Ballkanit Perëndimor tha se ai ulet në atë tryezë me kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët.

"Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", shkruan Thaçi.

Postimi i plotë i Thaçit
Ora 21:00
Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin para samitit të Zagrebit (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet. Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

"Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t'i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë", tha Ursula von der Leyen.  

Ora 20:44
Rama nga Bruskeli: Sinjal se mbërritja për ne nuk do jetë e lehtë...nesër ditë e madhe për Shqipërinë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në përfundim të takimit me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, tha se mori një sinjal se procesi i çeljes së negociatave nuk do të jetë i lehtë. Duke u ndalur tek kryefjala e këtij takimi, që është metodologjia e re, kreu i shtetit tha se uron që të jetë një platformë mirëkuptimi nga shtetet anëtare.

"Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin",tha Rama.

Ora 19:28
Rama mbërrin në Bruksel, pritet nga presidenti i KE-së (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga presidenti i KE-së, Charles Michel. Në fokus të këtij taki është prespektiva e zgjerimit të Bashkimit Europian. 

"Bruksel - Pritja nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.  Takimi “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miu haleve: 17/02/2020 13:44

    U komentu o mi halesh u komentu o mi wc. HA HA HA HA HA HA O MI MUTI.

    Përgjigju
  • PËR RUFIN BUFIN: 17/02/2020 13:44

    O ruf buf pulash po dil ti njëher e mblidh 400 miljon o asgon. Ça i qu ti 400 miljon 400 gura lumi o bufi kaçarumi e çe ka gjet Shqiprin me bufa rufa të kti lloi karalloi.

    Përgjigju
  • Erioni: 17/02/2020 01:53

    TURP TE KESH O EDI RAMA ,,,JE LIDHUR KOKE E KEMBE ME KRIMIN,,,JE I PABESUSHEM,,,PO BEN SIKUR PO LUFTON KRIMIN ,,KU ESHTE PARE NE BOTE QE POLICIA TI COJE FORMULAR KRIMIT TA PLOTESOJE,,,TURP I MADH,,,POR KRIMI PASTRON PARATE E DROGES NE SHWIPERI,;DHE KORRUPSIONI QEVERITAR VAZHDON NJESOJ SI NE KOHEN E PD,,VETEM SE JU TE PS BENI NDONJE FASADE -RIPARIM QENDRE QYTETI,,DHE PO PENGON SPAKUN PER TE HETUAR QEVERITARE-DEPUTETE-GJYQTARE-PROKURORE ME PRONA TE PAJUSTIFIKUARA,,,KETA JANE HAJDUTET ME TE RREZIKSHEM NE SHQIPERI SEPSE KANE VJEDHUR BUXHETIN ME TENDERA,,,PPP,KONCESION,,NUK VIHET SPAKU NEN URDHRAT E MINISTRIT LLESHAJ,,SPAKU DUHEJ TE FILLONTE PUNEN ME POLITIKANET--DEPUTETE-QEVERITARE--GJYQTARE-PROKURORE-QE KANE VJEDHUR E KETA JANE ME MIJERA,,,,KURSE ME KETA TRAFIKANTET-DUHET TE MERREN GJYKATAT E FAKTIT TE RRETHEVE ME DENIME FIKSE,,,POLICIA I KAP DHE SPAKU I HETON,,;KETE GJE BERI MINSTRI XHAFAJ,,SAPO AI FILLOI ARRESTIMET ,,MENJEHERE RAMA E HOQI SEPSE FILLOI TE ARRESTONTE GRUPET E LIDHURA ME PS....,,..,

    Përgjigju
  • Rufi: 16/02/2020 23:46

    N Q S nuk merr te pakten 400miljon euro nga donatoret eshte normale qe ai duhet te jape dorheqje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic