Mevlan Shanaj: Dokumentar për
Xhanfize Keko, regjisore botërore

Mevlan Shanaj: Dokumentar për<br />Xhanfize Keko, regjisore botërore
Kinemaja botërore ka kthyer kokën nga regjisorja e njohur shqiptare e filmit për fëmijë. Arti i Xhanfize Kekos është futur në programin e retrospektivës së filmit shqiptar në festivalin Cinema Du Reel 2016 në Paris, që do të mbahet nga 18 deri më 27 mars. Ndërkohë, regjisori Mevlan Shanaj po bën një dokumentar për jetën dhe veprën e Xhanfize Kekos

"Ka mëse dy- tre vjet pasi realizova disa dokumentarë me figura artistike si për Vangjush Furxhiun apo për Ndrek Lucën, që ishte piketuar dhe po më vinte ndërmend dëshira për ta paraqitur Xhanfise Kekon si një figurë unikale të ekranit. Xhanfizeja është ndër pinoneret, ndër 5 pionieret e para të kinemasë shqiptare."-thotë Mevlan Shanaj

Shanaj pohon për Report TV se pse kritikëve europianë të filmit po u bën përshtypje gjithnjë e më shumë puna dhe arti i një regjisoreje shqiptare. 

"Figura e saj artistike imponuese dhe provokuese edhe për çdo kineast për çdo profesionist është një pikë e respektuar. Unë kam besim se kudo që të shkoj, filmi i Xhanzife Kekos do të duartrokitet. Është ajo që ma bën tashmë obligimin tim për atë që është quajtur koha e pelikulës, sepse pelikula në Shqipëri fillon me Xhanfize Kekon dhe me ikjen e saj u mbyll. Kjo ma shton dëshirën që Xhanfize Kekos t’i jap përmasat që i takojnë. Xhanfize Keko, është një regjizore botërore".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt