Ministria e Financave ka njoftuar sot se banka Deutsche Bank është shpallur fituese për huanë 250 milion euro.
Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se në datat 2–7 prill 2015 në këtë dikaster janë shqyrtuar ofertat e paraqitura nga bankat për transaksionin e huasë, mbështetur në instrumentin financiar të Bankës Botërore, Garancia e Bazuar në Politika, në shumën 250 milionë euro.
Komisioni përdori si kriter themelor vlerësimi “vlerën aktuale” (Present Value), mbasi kjo merr parasysh të gjitha termat, me të cilat ofrohet financimi, si maturimi, periudha “grace” (pa pagesë), interesi dhe kosto të tjera, që lidhen me financimet.
Në përfundim të vlerësimit, Ministria e Financave shpalli fitues ofertën e paraqitur nga Deutsche Bank.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com