MF:Hetim Drejtorit të Tatimeve
Kukës, u përfshi në fushatë

MF:Hetim Drejtorit të Tatimeve<br />Kukës, u përfshi në fushatë
Vijon vala e denoncimeve ndaj drejtorëve në mbarë vendin për përfshirje në fushatën elektorale.
 
Nën drejtimin e ministres teknike Helga Vukaj, Ministria e Financave ka kërkuar sot të hetohet Drejtori Rajonal i Tatimeve në Kukës.
 
Sipas Ministrisë, Albert Halilaj është përfshirë drejtpërdrejt në fushatën elektorale duke shkelur ligjin.
 
"Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin, e z. Albert Halilaj, Drejtor Rajonal i Tatimeve në Kukës.
 
Nisur nga informacionet, Z. Halilaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
 
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
 
Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake.

Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)",
thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja