Ministria e Financave ka sqaruar se varianti për ligjin për të ardhurat tatimore i publikuar në media nuk është zyrtar, por konfirmon se do të ketë një ligj të ri dhe diskutimi me FMN-në nis javën e parë të shtatorit.
"E vërteta është qe ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat duke shfuqizuar legjislacionin ekzistues të mbingarkuar nga ndryshimet e shumta në vite dhe për të pasur në një ligj tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin."- thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Financave:
Ministria e Financave është e detyruar të hedh poshtë të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore. Varianti I shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN. Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime. Koincidenca e përputhjes me disa nga ato që.përdoren aktualisht, është keqkuptuar duke dhënë shkas për spekulim.
E vërteta është qe ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat duke shfuqizuar legjislacionin ekzistues të mbingarkuar nga ndryshimet e shumta në vite dhe për të pasur në një ligj tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin.
Gjithçka tjetër që po komentohet e thuhet është, në mos dashakeqe, spekulative. Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka në lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale. Kur projekt ligji do të dërgohet zyrtarisht për mendim, do të jetë gjithë hapësira e duhur dhe transparenca maksimale për diskutim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com