MF: Nuk ka ndryshim në skemën
e tatimit e të ardhurave personale

MF: Nuk ka ndryshim në skemën<br />e tatimit e të ardhurave personale
TIRANE - "Nuk do të ketë asnjë ndryshim mbi tatimin e të ardhurave". Keshtu deklaroi zv.ministri i Financave, Erjon Luçi doli në një konferencë për shtyp kete te diele.

Luçi u shpreh se drafti që ka qarkulluar në media nuk është në diskutim në nivel politik, por vetëm teknik.

“Nuk ka asnjë vendim dhe asnjë plan për ndryshimi ne tatimit mbi të ardhurat personale. Nuk ka asnjë ndryshim. Është draft paraprak. Po diskutohet me nivelin teknik jo me nivelin e vendimmarrjes politike”, shtoi ai.

Zv.ministri më tej u shpreh se, Ministria e Financave do të marrë masa shtesë për parandalimin e evazionit fiskal.

“Në mes të korrikut janë mobilizuar 500 punonjës të ri për parandalimin e evazionit fiskal. Një paketë masash do të propozohet shumë shpejt’, deklaroi zv.ministri.

Sipas projektligjit të hartuar nga FMN konkretisht në nenin 25 parashikohet tatim mbi fitimin ne vlerën 5 përqind për pagat 15 mijë lekë në muaj. Këtë tatim FMN e propozon për të shmangur evazionin , por mesa duket qeveria nuk është dakord pasi edhe në fushatë elektorale kryeministri Rama premtoi se ata që paguhen nën 300 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer