MF:Punonjësit po marrin raporte
mjekësore që të dalin në fushatë

MF:Punonjësit po marrin raporte<br />mjekësore që të dalin në fushatë
Ministria e Financave pasi ka kërkuar të hetohen një serë emrash të administratës publike që kanë marrë pjesë në fushatë, sot ka denoncuar një tjetër skemë.
 
Sipas këtij institucioni, të drejtuar nga ministrja teknike Helga Vukaj punonjës të administratës fiskale në tatime dhe dogana, po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësore afatgjata, me qëllim shkëputjen nga puna për tu angazhuar në fushatën elektorale.
 
“Ministria e Financave bën të ditur se në bazë të informacioneve të marra, rezulton se punonjës të administratës fiskale, në tatime dhe dogana, po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësore afatgjata, me qëllim shkëputjen nga puna për tu angazhuar në fushatë elektorale.
 
Veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht.
 
Ministria e bën thirrje qytetarëve si dhe subjekteve tregtare që ti denoncojnë këto raste dhe garanton marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre punonjësve.
 
Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)”,
thuhet në deklaratën e ministrisë.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel