/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2015 arritën në 36.914 milionë lekë, ose 27 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për gjithë vitin.
Gjatë muajit mars të këtij viti u mblodhën si TVSH 9.946 milionë lekë. Sipas treguesve fiskale paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar rezultojnë rreth 3.712 milionë lekë më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Gjatë kësaj periudhe u mblodhën në buxhet si TVSH 40.626 milionë lekë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.