MF- Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten 80.201 milionë lekë

/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë 8-mujorit të vitit 2015 arritën në 80.201 milionë lekë, ose 61 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për tu mbledhur gjithë vitin.
Gjatë muajit gusht të këtij viti u mblodhën si TVSH 10.924 milionë lekë.
Sipas treguesve fiskale paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar rezultojnë rreth 1.398 milionë lekë më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë