Ekipet e kërkim shpëtimit në Miami Florida kanë përfunduar misionin e tyre në ndërtesën 12 katëshe të shembur një muaj më parë.
Nën rrënojat e ndërtesës janë gjetur trupat e 97 viktimave, megjithatë trupi i një viktime ka ngelur e pagjetur ende.
Eshtrat e 54-vjeçares Estelle Hedaya nuk janë gjetur ende dhe familja e saj thotë se përfundimi zyrtar i kërkimit i ka lënë ata të pafuqishëm dhe të shqetësuar se ajo do të harrohet.
Ndërtesa 12-katëshe Champlain Towers South ra në orët e para të 24 qershorit. Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat që nga orët e para pas katastrofës dhe zyrtarët kaluan nga një mision kërkim-shpëtimi në një përpjekje rikuperimi në 7 korrik.
Stuhitë tropikale dhe rrënojat e bënë më të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit. Zona e Surfside është pastruar në pjesën më të madhe të saj dhe rrënojat janë zhvendosur në një depo shtetërore për inspektim të mëtejshëm.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e papritur të ndërtesës por një raport i vitit 2018 kishte zbuluar se ajo kishte probleme strukturore. Tragjedia ka bërë që autoritetet të kontrollojnë blloqet e strehimit nëpër Floridan jugore për çështje të ngjashme.
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
62.6%
-
E gabuar
30.3%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2817
Lajme të tjera
-
Kërkesat nuk ndalen! SHBA zgjeron hapësirat për aplikacionin e azilit në kufirin me Meksikën
2 Qershor, 15:56
-
Diplomati amerikan James Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n
2 Qershor, 12:08
-
Audio-regjistrimi: Ish-Presidenti Trump pranon se nuk mund të deklasifikonte një dokument sekret
2 Qershor, 10:06
-
VIDEO/ Po merrte pjesë në një ceremoni, rrëzohet keq presidenti Biden, u pengua në podium
2 Qershor, 07:57
-
Provokim i rrezikshëm! SHBA e alarmuar pas përgjimeve agresive nga avioni kinez
1 Qershor, 10:16
-
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin për rritjen e tavanit të borxhit
1 Qershor, 09:11
-
SHBA: Rritje alarmante e ndërhyrjeve agresive nga avionët kinezë
1 Qershor, 08:15
-
Ish-ambasadori i SHBA në NATO: Kosova të ulë tensionet, Perëndimi t’i kundërvihet nacionalizmit serb
31 Maj, 19:08
-
Çfarë humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
31 Maj, 18:41
-
SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë për rregullim të inteligjencës artificiale
31 Maj, 18:38
-
Dështon lëshimi i satelitit të Koresë së Veriut si presion ndaj SHBA, raketa bie në det
31 Maj, 14:43
-
Frrok Çupi: Kosova si Saliu
31 Maj, 09:26