Michael Schumacherin e braktisin
dy sponsorë, ndërpresin kontratat

Michael Schumacherin e braktisin<br />dy sponsorë, ndërpresin kontratat
BERLIN - Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher, i cili mori lëndime të rënda vitin e kaluar ndersa bente ski, braktiset prej dy sponsorëve të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompanitë e modës "Navyboot" dhe "Jet Set" të cilat deri më vitin 2010 paguanin sponsorizime deri në pesë milion euro, vendosën të ndërpresin kontratat me pilotin gjerman të Formula 1.

Pasuria e Schumacherit në vitin 2012 vlerësohej në 700 milion euro. Por, kompania automobilistike Mercedes dhe firma DVAG njoftuan se nuk do ti ndërpresin marrëveshjet me Schumacherin. Schumacher mori lëndime të rënda në kokë gjatë skijimit në Alpet franceze në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)