Michel flet pas takimeve në Bruksel: BE-ja të vlerësojë cilat janë pasojat nëse nuk zbatohen marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Michel flet pas takimeve në Bruksel: BE-ja të vlerësojë cilat janë pasojat nëse nuk zbatohen marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

1696526475_ich.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media, pas përfundimit të samitit dyditor të Bashkimit Evropian, ka folur për takimin që ai së bashku me presidenti e francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni e shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, zhvilluan të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Liderët evropian, sipas Michel, në këtë takim kanë dërguar një mesazh të qartë liderëve nga Kosova e Serbia – implementimi i të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është njëra nga marrëveshjet e rëndësishme, nuk është e vetmja, por është njëra nga elementet e  rëndësishme”, potencoi ai.

Michel gjatë konferencës deklaroi se është plotësisht i informuar për debatin aktual çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe refuzimin e palës serbe, duke theksuar se kjo është diskutuar edhe në takimin e së premtes në kuadër të samitit të Këshillit të Evropës.

“Një pikë që u përmend nga disa liderë në takimin e sotëm, është që të dy liderët të zbatojnë këto marrëveshje dhe do të jetë shumë e rëndësishme që të kontrollojmë nëse vërtet këto marrëveshje zbatohen. Dhe do të jetë në përgjegjësinë e BE-së për të vlerësuar se cilat janë pasojat nëse këto zbatohen dhe nëse këto nuk zbatohen”, shtoi Michel.


Lajmi kryesor:

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel, Scholz: Kryeministri i Kosovës ka premtuar se do të bëjë asociacionin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë