Takimet me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel, Scholz: Kryeministri i Kosovës ka premtuar se do të bëjë asociacionin

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel, Scholz: Kryeministri i Kosovës ka premtuar se do të bëjë asociacionin

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, se Kosova tashmë ka premtuar se do të realizojë Asociacionin.

"Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t'i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë", tha Kancelari Gjerman.

Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare. Scholz tha se tani do të shohim se sa do të realizohen këto premtime dhe ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen, pasi të dy vendet duan të hyjnë në BE".

Mes tjerash në pikën 28 të konkluzioneve të miratuara, Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ai dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. BE-ja pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim .

“Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, thuhet në konkluzionet e miratuara. 

Të enjten, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takuan me liderë  kryesore të BE, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, një përpjekje kjo e re perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Michel flet pas takimeve në Bruksel: BE-ja të vlerësojë cilat janë pasojat nëse nuk zbatohen marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

1696526475_ich.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media, pas përfundimit të samitit dyditor të Bashkimit Evropian, ka folur për takimin që ai së bashku me presidenti e francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni e shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, zhvilluan të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Liderët evropian, sipas Michel, në këtë takim kanë dërguar një mesazh të qartë liderëve nga Kosova e Serbia – implementimi i të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është njëra nga marrëveshjet e rëndësishme, nuk është e vetmja, por është njëra nga elementet e  rëndësishme”, potencoi ai.

Michel gjatë konferencës deklaroi se është plotësisht i informuar për debatin aktual çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe refuzimin e palës serbe, duke theksuar se kjo është diskutuar edhe në takimin e së premtes në kuadër të samitit të Këshillit të Evropës.

“Një pikë që u përmend nga disa liderë në takimin e sotëm, është që të dy liderët të zbatojnë këto marrëveshje dhe do të jetë shumë e rëndësishme që të kontrollojmë nëse vërtet këto marrëveshje zbatohen. Dhe do të jetë në përgjegjësinë e BE-së për të vlerësuar se cilat janë pasojat nëse këto zbatohen dhe nëse këto nuk zbatohen”, shtoi Michel.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite