Michele Obama në konventën e
Charlotte: Barack zgjedhja e duhu

Michele Obama në konventën e <br />Charlotte: Barack zgjedhja e duhu
NJU JORK- Michelle Obama u ngjit në podiumin e konventës kombëtare të demokratëve të martën mbrëma duke pasur të njëjtin qëllim si Ann Romney një javë më parë. Ajo u përpoq të prezantojnë bashkëshortin e saj si një baba dhe një familjar të mirë krahas kontributit të tij personal në jetën politike. "Kur njerëzit më pyesin se çfarë ka ndryshuar tek bashkëshorti im gjatë kohës së qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, sinqerisht mund të them se sa i takon karakterit, bindjeve dhe zemrës së tij, Barack Obama është ende i njëjti njeri me të cilin kam rënë në dashuri shumë vite më parë", u shpreh Michelle duke ju drejtuar delegatëve të konventës.

 Sipas saj kur je President mund të marrësh këshilla nga më të ndryshmet dhe nga njerëz gjithashtu të ndryshëm. "Por në fund të ditës, kur vjen çështja tek vendimi, si President. gjithë ajo çka duhet të të udhëheqë janë vlerat dhe vizioni, eksperiencat e jetës që të kanë bërë ky që je", insistoi Michelle. Çifti Presidencial i ka kushtuar gjithnjë rëndësi edhe jetës familjare dhe kohës që i kushtojnë dy vajzave, 11 vjeçares Sasha dhe 14 vjeçares Malia. Analistët mendojnë se qëllimi i Michelle ishte të vendoste fokusin tek pjesa që e përshkruan Barack në këndvështrimin e një njeriu në jetën e përditshme. "Kam zbuluar se të jesh President nuk të ndryshon nga ajo që je por të krijon mundësinë për të zbuluar kush je", vlerësoi Michelle. Ndërkaq, analistët i mëshojnë edhe faktit se zonja e parë nuk sulmoi kundërshtarët siç ka ndodhur katër vite më parë.
obama me vajza
(Obama me vajzat duke ndjekur fjalimin nga Shtepia e Bardhe)

Zyrtarët e fushatës së Obamës e shohin Michelle si një ndër figurat më popullore në Amerikë dhe këtë e dëshmon mbështetja prej gati 65% në sondazhet me publikun. Presidenti Obama e ndoqi fjalimin e gruas së tij nga Shtëpia e Bardhë bashkë me dy vajzat të cilat kishin të martën ditën e parë të shkollës. Konventa e demokratëve vazhdon ndërsa pritet të mandatojë zyrtarisht Barack Obamën si kandidatin për President në zgjedhjet e nëntorit.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social